3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Emisarët ruso-serbë që po e kundërshtojnë marrëveshjen janë në VV”

Rekomandime

Ish deputeti, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së e ka quajtur historike marrëveshjen e arritur në SHBA, me ndërmjetësim të presidentit Donald Trump.Duke komentuar kundërshtimet që i bëhen në Kosovë kësaj marrëveshjeje, Zeka i ka ndarë në dy grupe.

- Advertisement -

“Këta të cilët kanë dilemma rreth kësaj marrëveshje historike, janë dy grupe, grupi i parë janë njerëzit e PDK-së dhe të AAK-së e që janë naiv dhe miop dhe grupi i dytë janë emisar ruso-serb të veshur me petkun e patriotizmit, për të minimizuar rëndësinë e marrëveshjes”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, dihet mirë që Serbia historikisht ka tentuar t’i përçajë ndërmjet veti shqiptarët.

“Serbia sikur kohë më parë po e përdorë përçarjen ndërmjet nesh në mënyrë që të vihet në pikëpyetje kjo marrëveshje, të cilën nuk do të mund ta arrinim as për dy mijë vjet”, tha tutje ai.Zeka, ndërkohë, tha se për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, është siklet i madh që t’ia zgjasë dorën Thaçit, Haradinajt, Hotit…

- Advertisement -

“Ne ua kemi marrë Serbisë atë që për 120 vjet e kanë konsideruar si zemrën e tyrë, Jerusalemin e tyre”.Duke i shtjelluar dy grupet kundërshtare të marrëveshjes së 4 shtatorit, Zeka tha se në grupin e emisarëve ruso-serb janë Vetëvendosje. “Në grupin e emisarëve ruso-serb i fus emisarët e VV-së të cilët qëllimshëm po e bombardojnë marrëveshjen që është tepër pozitive. Pa qenë në kampin ruso-serb s’mund ta mohosh Amerikën dhe ndikimin e tyre”, tha Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit