1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Emisari gjerman reagon pasi Kosova ratifikoi marrëveshjet e Berlinit

Rekomandime

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se shpreson që vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë marrëveshjet e dala nga Procesi i Berlinit sikurse sot Kosova.

- Advertisement -

“Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në samitin e Procesit të Berlinit. Shpresoj që vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë momentumin dhe të ratifikojnë shpejt. Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, ka shkruar Sarrazin në Facebook, raporton Express.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. 82 votuan pro këtij projektligji, derisa nuk pati asnjë votë kundër ose abstenim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile edhe dy marrëveshjeve- për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore. Për marrëveshjen e parë votuan 83 deputetë, ndërsa për marrëveshjen e dytë 84 sosh – që të gjithë pro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit