1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Emisari Sarrazin: Gjermania po punon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Rekomandime

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është duke qëndruar në Kosovë. Sot, pasdite, ai është pritur për një takim nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilën kanë biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve.

Gjatë konferencës pas takimit, Sarrazin ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Gjermania e mbështetë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Përveç kësaj, ka thënë ai, Gjermania po mundohet që t’i bindë partnerët e saj në BE, që ta pranojnë dhe të pajtohen që kjo të ndodh edhe për kosovarët.

“Liberalizimi i vizave është një temë e rëndësishme në komitetet vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe do të votojmë në favor të saj. Mund të na besoni në këtë. Po ashtu, kemi folur me partnerët tanë, dhe u kemi thënë që ne mendojmë se të gjitha kriteret janë përmbushur… po i bindim me argumente se është e drejtë dhe e nevojshme që të bëhet”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Sarrazin, Gjermania nuk mund të marr vendim e vetme.

- Advertisement -

“Por, ne nuk vendosim për këtë vetëm, kështu që këtë pyetje duhet t’ua bëni edhe të tjerëve”, ka thënë ai gjatë konferencës. Unë mund të flas vetëm për Gjermaninë dhe jo vendet e tjera në rajon Ne duam që Kosova të bëhet pjesë e çdo instituconi të BE-së, prandaj ishim në favor të këtij aplikimi”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit