11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Emocionuese: Djali i veteranit niset për gurbet: Mallkoj “Komandantët” që na sollën në këto ditë!

Rekomandime

Djali i veteranit nga Tushila e Skenderajt, ka marr rrugën e gurbetit.

Ai mes lotësh përshëndeti familjarët e tij.

- Advertisement -

Lexojeni postimin e tij emocionues:

U linda në një shtet menjëherë të dalur nga lufta, njërzit ishin të gëzuar e më plotë ambicie për të jetuar në shtetin tonë tani të lirë, ishim të gëzuar sepse u çliruam nga okupatori serb e që ky regjim nuk u la dëshirë popullit tim të jetojnë në këtë vend.

Djem trima e luana lindi Kosova të cilet u aktivizuan për çlirimin e vendit, disa morën plagë që sot më krenari bartin plagët e liris, disa dhanë cdo gjë edhe jetën duke menduar që po na e sjellin neve lirinë, por pas përfundimit të luftës ndodhi ajo që më së pakti e kishim pritur, u robëruam nga njerëz të cilët duhet të kenë pushtet e pasuri.

- Advertisement -

Unë si i vogël u rrita nën tregimet e babit tim duke treguar për luftën e UÇK-në që ishte bërë për çlirimin e Kosovës,

Mundohesha ta shpejtoj kohën të rritëm që edhe unë një ditë të bëhem ushtar i Kosovës, u rrita më këtë ëndërr e që ishte e pamundur të realizohet sepse duhet nga “Komandantat” e thirrur t’i kesh Migjë, daj apo dicka të afërm familjar ose edhe t’i paguash ata e që ti paguash ishte e pamundur për shifrat që kërkonin ata!

- Advertisement -

Sot pa dëshirën time më duhet ta marrë rrugën e gurbetit.

“Faleminderit” juve që na sollët në këto ditë jo të mira për neve, falem Kosovë që sot pa dëshirën time po iki, por mallkoj ata që na sollën në këto ditë.

Lamtumirë vendi im, gjithmonë kur t’i të kesh nevojë unë do të jem ushtari yt, mirë po tani duhet ta ndryshojmë jetën, sepse jeta në këtë vend nuk është e sigurt.

Lamtumirë Kosova e Adem Jasharit e Çliruar nga vet ti, por e robëruar nga “Komandantat” e thirrur!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit