0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Engel e Albright thanë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, reagon Gjuriç

Rekomandime

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, ka thënë se deklaratat e diplomatit amerikan Eliot Engel dhe ish-Sekretares së Shtetit amerikan, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, do merren seriozisht nga politikbërësit amerikan.

Gjuriç, në një intervistë për mediumin serb ‘Telegraf’, ka thënë se shteti i tij duhet të gjejë përfaqësues të Administratës amerikane që të ndikojë në pikëpamjen e tyre.

- Advertisement -

Ata janë dy zëra të rëndësishëm në politikbërjen amerikane dhe do të ishte joserioze të thuhet se deklaratat e tyre nuk merren seriozisht, pavarësisht nga funksionet zyrtare politike të tyre.

Të dytë, Z. Engel dhe Znj. Albright, kanë arsyet e tyre që të pozicionohen karshi Kosovës, por, çështja është që, nëse nuk mund të ndikojmë në pikëpamjet e tyre.

Ne duhet të gjejmë përfaqësues në administratën amerikane të cilët do të mirëkuptojnë pozicionin serb”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Ne nuk duhet të shpresojmë ose të presim që Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë rrënjësisht pozicionin e tyre rreth çështjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, por ne mund të Iuftojmë për idenë e nevojës për të arritur zgjidhje kompromisi për të fituar mbështetje më të madhe në administratën amerikane”, shtoi tutje përfaqësuesi diplomatik i Serbisë në SHBA.

Engel dhe Albright në mënyrë të përsëritur kanë përcaktuar si kriter kryesor njohjen diplomatike të Kosovës nga Serbia për anëtarësim në unionin europian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit