Kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, i ka reaguar presidentit të SHBA’së, Donald Trump, pasi ky i fundit në një tubim parazgjedhor ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington i ka dhënë fund një lufte 400 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë.
Engel ia ka kujtuar Trumpit që lufta e Kosovës ka përfunduar më 1999 dhe se ka qenë presidenti Bill Clinton dhe NATO që i kanë dhënë fund një konflikti të tillë.
“I dashur president Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar para më shumë se dy dekadave. Ti nuk e ke përfunduar atë”, ka shkruar Engel.
“Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë bërë. Sinqerisht, kongresisti Engel”, ka shtuar tutje.