6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Enver Dugolli tregon se a ka shenja për sulm biologjik në Deçan

Rekomandime

Mbi njëmijë qytetarë nga rajoni i Deçanit janë hospitalizuar si pasojë e një helmimi masiv, i cili edhe përkundër rezultimit negativ të analizave se uji në këtë rajon mund të jetë i kontaminuar, dyshohet se prejardhjen e ka pikërisht nga uji, madje për këtë po insistojnë edhe vet deçanasit.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, ka thënë se ky rast është për shqetësim, por që deri më tash nuk ka indikacione që bëhet fjalë për ndonjë sulm diversiv, apo diçka të ngjashme.

- Advertisement -

“Është rast shumë i ndjeshëm sepse bëhet fjalë për një numër të madh qytetarësh që kanë rezultuar me këtë lloj infeksioni, për të cilin ende nuk ka një përgjigje zyrtare se prej nga ka ardhur. Ne mendojmë që duhet t’u epet kohë institucioneve në kryerjen e analizave edhe se deri më tani nuk kemi një shenjë apo informacion që nga qon nga thyerja e sigurisë, ndonjë diversion, apo diçka të ngjashme për të cilën edhe komisioni por edhe institucionet tjera do të ishte dashur të alarmohen, të paktën deri tash nuk ka ndonjë të dhënë, por jemi duke e vëzhguar situatën dhe nëse ka nevojë që edhe në aspektin e sigurisë të merren masa apo të ketë veprime, ne do të jemi gati”, deklaroi Dugolli.

SPONSORED CONTENT
Mgid
Mgid

Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Myceril
Dugolli ka thënë se bazuar nga raportimet që janë duke u bërë nga qytetarët e atjeshëm është evidente se burimet e ujit kanë siguri të ulët.

- Advertisement -

“Një gjë është evidente për të cilën edhe po raportohet, se siguria klasike e ujëmbledhësve apo burimeve shihej nga raportimet e vet qytetarëve që i kanë bërë, se niveli i sigurisë është u ulët aty, edhe mund të ketë dyshime se është futur ujë i kontaminuar apo diçka tjetër, mirëpo deri sa nuk kemi ndonjë informacion prej institucioneve që e bëjnë analizën dhe dalin me rekomandime, nuk jemi mbledhë si komision”, ka deklaruar për Gazetën Infokus Enver Dugolli.

I pyetur se a ka dyshime për ndonjë sulm biologjik, Dugolli ka thënë se ende gjithçka është e pa qartë ngase analizat e bëra nga IKSHPK-ja nuk japin elementë se diçka e tillë mund të ketë ndodhur.

- Advertisement -

“Gjithçka është ende e pa ditur për shkak se në bazë të analizave që kanë dalë nga IKSHPK-ja nuk ka indikacione që mund të ketë ndonjë substancë apo ndonjë helm nga faktori njeri. Megjithatë jemi ende në pritje të analizave tjera apo të analizimit të situatës në përgjithësi”, ka thënë Dugolli.

Dugolli për gazetën Infokus ka konfirmuar se është caktuar mbledhja e komisionit për ditën e enjte në orën 11:00, ku edhe do të diskutohet pikërisht për helmimet që kanë ndodhur në rajonin e Deçanit.

“Po, nesër në ora 11:00 është caktuar të mblidhet Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për helmimet në rajonin e Deçanit”, ka thënë Dugolli.

Duke iu uruar shërim qytetarëve Deçanas, ai ka kërkuar që të bashkëpunohet me institucionet qendrore e lokale dhe të mos përhapet panik, ngase siç ka thënë ai, situata është nën kontroll dhe se institucionet do ta japin ndihmën e nevojshme për qytetarët si në medikamente dhe gjithçka tjetër që paraqitet si nevojë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit