-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Enver Hasani: Albin Kurti është shembulli i politikanit si qeveriset me duar të pastëra

Rekomandime

Profesori Universitar, Enver Hasani, e ka komentuar figurën e Albin Kurtit në politikë, përcjell Gazeta Blic.Në një intervistë për emisionin “Personale”, Hasani e ka vlerësuar Kurtin si politikan me duar të pastëra.

- Advertisement -

Mirëpo, në shpjegimin e tij, ai thotë se Kurti duhet ta kuptojë realitetin në të cilin gjendet Kosova në arenën ndërkombëtare, për shkak se sipas tij, tashmë vendi ynë gjendet në aspekt të sigurisë rajonale.

Tutje, Hasani thotë se Kurti duhet ta kuptojë se gjithçka që ai e lexon në libra nuk mund të vihen në praktikë aktualisht në Kosovë.“Në politikë nuk është shumë mirë me lexu shumë libra.

Sepse ata që lexojnë shumë e kanë hendikep që tentojnë të bëhen njëfar lloji revulucionari. Diskursi i tij nuk është liberal.

- Advertisement -

Ai duhet ta kuptojë një gjë që aktualisht Kosova është cështje e sigurisë dhe se nuk duhet të bëhen iluzione nëpërmjet librave për funksionimin e shtetit për shkak se tereni është i ndryshëm.

Kur një ditë Kosova ta tejkalojë këtë fazën e cështjeve të sigurisë, atëherë vendi do t’i lypë njerëzit sikur Albin Kurti, i cili qeverisë me duar të pastra. Por, jo vetëm Albin Kurtin, por edhe shumë politikanë tjerë që janë nëpër partitë e tjera politike”, ka thënë Hasani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit