-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Enver Hasani tregon për katastrofën që e pret Kosovën nëse nuk zgjedhet presidenti

Rekomandime

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur së fundmi rreth mandatit që po ushtron Vjosa Osmani si presidente e Kosovës.

- Advertisement -

Hasani tha se kur kalohet afati i gjashtë muajve për ushtruesen e detyrës së presidentes, pozita mbetet vakante.

“Nëse kalohet afati prej gjashtë muajve për Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, vendi i presidentes mbetet vakant”, tha ai.

E sipas Hasanit nëse kjo nuk zgjidhet brenda këtyre gjashtë muajve, vendi do shkonte në kaos total për të cilin nuk ka terma juridik.

- Advertisement -

“Kjo do të ishte një katastrofë për neve pasi do të jemi në një pozitë kush kujt ja mund”, tha tutje ai.

Hasani shtoi se Vjosa Osmanin nuk e pengon Kushtetuta që ajo të jetë pjesë e ndonjë partie politike ose të krijoj parti të re, sepse nuk është presidente e zgjedhur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit