1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Enver Hoxhaj: Jam pa konkurrencë në zgjedhje

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka paraqitur planet e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme, teksa tha se është i pakokurrencë.

- Advertisement -

“Të gjithë e dini që jam pa konkurrencë, dhe vetëm telefonatat që i kam pranuar nga miqtë tonë, tregojnë që PDK e ka besimin nga aleatët për të udhëhequr me Kosovën. Ju do ta shihni çfarë dinamike ka në javën e parë kur të udhëhiqi me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Enver Hoxhaj ka konfirmuar se në listën e kësaj partie për deputet do te ketë edhe emra ta shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës që e përfaqësojnë secilën komunë të Luginës, ashtu që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hoxhaj ndër të tjera tha do ta iniciojë Ligjin për mbështetjen e shqiptarëve në Luginë.

“PDK-ja do ta iniciojë Ligjin për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës që do të garantonte zotimet ligjore të Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës duke krijuar strukturat e nevojshme, duke siguruar mbështetje financiare dhe mbështetje për zhvillimin arsimor, kulturor dhe shoqëror”, tha ndër të tjera ai.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për mundësinë që Gent Cakaj ti bashkohet PDK’së.

“Unë nuk arrit që të flas me z.Cakaj. E çmoj shumë punën e tij. Nuk kemi pasur komunikim me të kohëve të fundit”, ka thënë më tutje Hoxhaj.

Ai poashtu konfirmoi se sot do ti prezantojnë 3 aderime që siç tha Hoxhaj do të jenë befasi e madhe për qytetarët.

“ Sot i kemi 3 aderime që për ju do të jenë befasi e madhe”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit