2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Erdhën të armatosur për të kapur Fanta e Coca Cola”, Vuçiq ende i nervozuar me aksionin e Policisë

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon ta komentojë aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri. Ai madje po “parashikon” veprimet e ardhshme të institucioneve kosovare.

Ai ka “parashikuar” se Policia e Kosovës do të zhvillojë edhe një aksion siç ishte ai i 13-tetorit.

- Advertisement -

“Do të dërgojnë njësitet policore në një vend me shqiptarë për të thënë se kjo është luftë ndaj korrupsionit dhe krimit. Ata mendojnë që ne jemi të gjithë budallenj dhe mund të na shesin rrëfimin kundër krimit e korrupsionit”, aludon ai.

Vuçiq derisa ka folur i mllefosur për operacionin e Policisë, e ka përmendur edhe arrestimin e Marko Gjuriqit në Kosovë.

“Erdhën të armatosur (pjesëtarët e Njësisë Speciale) deri në dhëmbë për të kapur ‘Fanta’ dhe ‘Coca-Cola’. A ju kujtohet treni? S’e kanë parë kurrë. Ne patëm bërë krim të tmerrshëm sepse dërguam një tren. Patën kidnapuar dhe hedhur përtokë Marko Gjuriqin për të thënë se ‘kishin të drejtë, sepse s’kaloi në rrugë legale’. Por ai kaloi në rrugë legale. Të huajt e justifikuan rrahjen brutale, nuk më intereson për Prishtinën. Ata mund të dërgojnë ROSU-n në veri, e ne s’mund të pikturojmë një tren me fotografi të manastireve tona?”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit