-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin 14 mijë euro

Rekomandime

Persona të panjohur i kanë thyer veturën e një mërgimtari që kishte ardhur nga Gjermani në Kosovë, ku i kanë vjedhur 14 mijë euro para si dhe dokumentet e tij personale.

Fidai Restelica, ka treguar se si dhe ku kishte ndodhur ngjarja.

- Advertisement -

”Unë vi nga fshati Pomozitin, e komunës së Fushë Kosovës. Ishim me vëlla, erdhëm me dy punëtorë prej Frankfurtit, ata deshën ta vazhdonin rrugën për në Shqipëri, e ne u ulëm për të ngrënë bukë. Kur kemi dalë, xhami i veturës ka qenë i thyer, janë vjedhë dy çanta. Shuma e parasë ka qenë 14 mijë euro para të gaçme, më kanë vjedhë telefonin, dokumentat krejt, pajisjet krejt, dokumentat me pasaportë, me patentëshefer, me dokumenta të veturës e krejt çka ka mund të kishte aty”, tha ai në Klan Kosova.

”Policia kanë ardhë brenda katër minutash, rasti është hapë menjëherë. Dyshime kishin në një person i cili kishte qenë i burgosur. Prokurori e ka liruar në burg shtëpia, ata kanë shku tek shtëpia e tij s’kanë mund ta gjejnë në shtëpi dhe dyshimet më të mëdha tyre ishin tek ai person. Vetura e tyre [plaçkitësve] ishte Golf 5”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit