3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Erdogan kërkon ndihmë nga Shqipëria, më duhen 100 policë, mi dërgo

Rekomandime

Turqia nisi zyrtarisht bisedimet me talebanët duke theksuar se Ankaraja zyrtare është duke e vlerësuar ofertën e grupit islamik për të menaxhuar Aeroportin e Kabulit. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti Rexhep Tayip Erdogan i cili theksoi se “Turqia nuk e ka luksin që të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm”. 

- Advertisement -

Burime të mirëinformuara thanë se pikërisht për këtë mision Turqia i ka kërkuar ndihmë edhe Shqipërisë. Shteti turk kërkon 100 efektivë, pjesë e Forcave Operacionale dhe FNSH-së për ti patur pjesë të grupit që do të shkojë në Aeroportin e Kabulit. Grupi me 100 efektivë specialë policie do të operojë bashkë me grupin e policëve turq.

Ajo që ende nuk dihet është se a është dhënë “Po-ja” nga shteti shqiptar dhe sesi do të shkojnë bisedimet mes Turqisë dhe Talebanëve. Nga deklarata e presidentit turk, talebanët kërkojnë një menaxhim të aeroportit, ndërsa garantojnë se me sigurinë do të jenë vetë në krye.

Por Erdogan kërkon më shumë informacion sesi do të kontrollohet qendra ajrore në Kabul dhe si mund të arrihet një siguri e nivelit të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit