4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan në një vi me Serbinë! Sikurse Serbia, që mohon gjenocidin në Srebrenicë, Turqia mohon gjenocidin ndaj armenëve

Rekomandime

Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Parlamenti do t’i përgjigjet një rezolutë për genocidin kundër armenëve, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA dhe një propozimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë.

- Advertisement -

“Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë”, tha ai.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që njohu genocidin e kryer kundër armenëve në Perandorinë Osmane në vitin 1915.

405 deputetë votuan në favor të rezolutës, ndërsa 11 kundër.

- Advertisement -

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por kërkon që vdekja e të paktën 1.5 milion armenëve nën Perandorinë Osmane të shpallet gjenocid.

Turqia hedh poshtë pretendime të tilla, kujtojnë agjensitë, dhe ka bërë një fushatë të gjatë në SHBA. dhe në mbarë botën për të parandaluar përdorimin e këtij termi.

- Advertisement -

Sipas qëndrimit zyrtar të Ankarasë, ngjarjet e vitit 1915 nuk mund të përcaktohen si genocid, por si një “tragjedi për të dy palët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit