7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Erdogan në takim me Ramën: Turqit dhe shqiptarët janë vëllezër dhe aleat

Rekomandime

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan kanë firmosur marrëveshjen për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se Shqipëria është një mik dhe vëlla i Turqisë, duke theksuar se vendet duhet të çojnë para marrëdhëniet mes dy vendeve, kjo edhe për shkak të historisë.

- Advertisement -

Po ashtu Erdogan zbuloi se në takim me Ramën janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve dhe çështje rajonale në fushën e ekonomisë, kulturës dhe se çfarë mund të bëjmë në projektet e ardhshme.

Unë jam shumë i kënaqur që pres Ramën dhe delegacionin e tij, dëshiroj që t’i uroj mirëseardhjen në Turqi, Shqipëria është një mik dhe vëlla, kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori, jemi dy popuj vëllezër.

Gjurmët tona mund të shihen në shumë fusha, dhe qytete si Elbasan, Korçë e Vlorë.

- Advertisement -

Ne e konsiderojmë detyrë që ta forcojmë akoma më shumë lidhjen tonë, me Ramën kemi folur për të forcuar bashkëpunimin, i ngritëm marrëdhëniet në nivelin e partnerit strategjik.

Në takimet tona me Ramën përveç çështjeve bilaterale diskutuam dhe çështjet e tjera rajonale, kulturore e shumë të tjera.

- Advertisement -

Shqipëria sapo ka përfunduar presidencën e OSBE me sukses. Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha, dhe pas çdo tërmeti vrapuam në ndihmë të tyre, me ekipet e shpëtimit dhe mjete të tjera.

Vendosëm të ndërtojmë 540 njësi banimi.

Shpresojmë që të përfundojë ndërtimi në gusht 2021, besoj që do jetë simbol i fatit të ri mes dy vendeve.

Ne folëm dhe për marrëdhëniet ekonomike, jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri, më shumë se 600 kompani turke sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër shqiptar dhe ne planifikojmë që të rrisim më tej investimet tona.

Ne i kushtojmë rëndësi ruajtjes së objekteve nga periudha osmane, ministrat tanë të kulturës sapo nënshkruam marrëveshjen për restaurimin e një objekti historik në Shkodër”, tha Erdogan.

Edi Rama dhe Rexhep Erdogan
Edi Rama dhe Rexhep Erdogan

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit