0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Erdogan njeriu i Putinit, “arma e fshehtë dhe kali i tij i Trojës brenda NATO-s”

Rekomandime

Turqia është bërë “arma e fshehtë” e Rusisë brenda NATO-s për shkak të qëndrimit të saj ndaj Ukrainës dhe zgjerimit të aleancës, shkruan “Fox News”.

Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të bllokuar hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është hera e parë që Ankaraja rreshtohet kundër perëndimit.

- Advertisement -

“Pra, ai po tenton aktivisht të destabilizojë aleancën pasi një pjesë e ushtrisë donte ta rrëzonte në vitin 2016”, shkroi Fox News.Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, Turqia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në të njëjtën kohë, vetë Washingtoni vendosi sanksione ndaj Ankarasë në vitin 2020 për shkak të blerjes së sistemit raketor rus, S-400.

Sipas ekspertëve, qëndrimi i të cilëve shprehet nga kanali televiziv, Erdogan ose përdor shoqatat perëndimore ose shkon në konfrontim me to, varësisht se çfarë është më fitimprurëse për të.Në të njëjtën kohë, disa prej tyre e quajnë liderin turk “njeriu i Putinit në NATO”.

- Advertisement -

Ekspertët janë të mendimit se Ankaraja në fund do të jep pëlqimin për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, por aktualisht mosmarrëveshjet brenda NATO-s po shkojnë në favor të Putinit.Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja nuk mund të mbështesë përfshirjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë, sepse nëse kjo ndodh, sipas tij “NATO do të bëhet një vend ku do të ketë shumë përfaqësues të terroristëve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit