3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Erdogan reagon pas vendimit të Putin për t’i njohur të pavarura dy rajonet e Ukrainës

Rekomandime

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi vendimin e Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e dy krahinave separatiste në Ukrainë duke e quajtur “të papranueshëm”.

- Advertisement -

“Vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat Republika të Donetskut dhe Luhanskut është kundër Marrëveshjes së Minskut”, tha Erdogan për gazetarët, gjatë një udhëtimi në Senegal të martën.

“Aty theksohet se ky vendim përbën shkelje të pastër të unitetit politik të Ukrainës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, shtoi Erdogan. “E konsiderojmë vendimin e Rusisë si të papranueshëm”.

Presidenti turk u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregonin vetëpërmbajtje dhe deklaroi se Turqia është e hapur për të marrë pjesë në samitin e propozuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

- Advertisement -

Erdogan shtoi se Turqia po merr masa paraprake sigurie në rast se në Detin e Zi ka përshkallëzim të armiqësive. “Duke qenë se jemi vend që lagemi nga Deti i zi, duhet të merren shumë masa”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit