1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan: Testuam S-400, pa pyetur Amerikën

Rekomandime

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi të premten se Ankara kishte testuar sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, të cilin e bleu nga Rusia, duke deklaruar se nuk do të kërkonte leje nga Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Ai tha se kundërshtimet e SHBA mbi atë çështje “nuk janë të rëndësishme”, raporton Reuters.

Forcat e armatosura turke provuan S-400 në veri të vendit, afër qytetit Sinop, nga 13 deri në 17 tetor, gjë që provokoi një reagim të zemëruar nga Uashingtoni.

Uashingtoni vlerësoi se blerja e sistemit S-400 nga Rusia paraqet një kërcënim për mbrojtjen e NATO-s dhe kërcënoi Ankaranë me sanksione.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit