1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erë baruti: Mbërrin treni i parë me refugjatë nga Donbasi në Rusi

Rekomandime

433 refugjatë nga rajoni lindor i Ukrainës, Donbas mbërritën sot me tren në rajonin e Vollgogradit në Rusi. Autoritetet lokale dhanë lajmin se ky është treni i parë nga rajoni separatist pro-rus që po sjell refugjatë drejt vendit. Ata janë dërguar në qendrat e përkohshme të akomodimit në Vollgograd.

Mes këtyre refugjatëve, janë 166 fëmijë nën moshën 14 vjeç. Ndërmjet tyre ka dhe 9 foshnje nën moshën 1 vjeç.

- Advertisement -

‘Sot, treni i parë me refugjatët nga Donbasi arriti në rajonin e Vollgogradit. 433 persona janë dërguar për në qendrat e akomodimit, të cilat janë përgatitur sipas kërkesave të guvernatorit”, shkruhet në deklaratën e zyrës së Guvernatorit të Vollgogradit.

Mes këtyre refugjatëve, janë 166 fëmijë nën moshën 14 vjeç. Ndërmjet tyre ka dhe 9 foshnje nën moshën 1 vjeç.

Një e evakuuar nga qyteti i Donetsk ishte shprehur se familja e saj u evakuua pasi dëgjuan zjarrin e predhave herët në mëngjesin e së dielës.

- Advertisement -

“Gjithçka ndodhi spontanisht, dëgjuam zhurma granatimesh rreth orës 01:00 të mëngjesit, unë rrëmbeva fëmijën tim dhe vrapova”, tha Irina, 35 vjeçe.

Ndërkohë, një tjetër qytetar potencon se askush nuk i ka detyruar të ikin, por që të njëjtit po largohen në mënyrë vullnetare.“Ne u larguam vullnetarisht, askush nuk na detyron të largohemi dhe disa njerëz zgjedhin të qëndrojnë,” tha Viktor Ivanovich, 63 vjeç.

- Advertisement -

Brenda dy ditësh, pas urdhërit të liderit separatist pro-rus Denis Pushilin në Donbas për nisjen e evakuimit të grave, fëmijëve dhe të moshuarëve, janë larguar rreth 40 mijë banorë drejt Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit