Moti i lig dhe erërat e forta e kanë goditur rajonin e Dukagjinit. Dëmët më të mëdha janë shkaktuar në Pejë e në Istog.
Banorët e dy qyteteve për të tretën ditë radhazi janë përballur me erëra të fuqishme.
Si pasojë e këtyre erërave janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, e objekte të ndryshme në këto dy komuna.
Disa pamje që janë publikuar, shihet se ka shtëpi që janë rrënuar krejtësisht, e janë rrëzuar edhe lisat e shtyllat elektrike.
Media së shpejti sjell një artikullin nga gjendja e tërësishme e komunës së Istogut.