6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Erion Veliaj i zhgënjyer: Nuk e di pse nuk erdhi Albini në takim

Rekomandime

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, ka deklaruar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka anuluar takimin me të për arsye të panjohura, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Velijaj ka deklarur se, në bazë të agjendës, Kurti në këtë kohë do të duhej të ishte në takim me të.

“Unë nuk e di pse ai nuk ka ardhur, sepse në bazë të agjendës, ai në këtë kohë do të vinte tek unë, mirëpo ai e ka devijuar agjendën, kështu që unë nuk kam kohë ta pres, sepse kam obligime të tjera dhe jemi duke u angazhuar në agjendën tonë për shënimin e 100-vjetorit të Tiranës”, tha Veliaj për Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar sot Tiranën, si vizitë e parë zyrtare në krye të Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Përgjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar, Kurti u takua me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Në agjendën e tij parashihej që ta takonte edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpo ky takim është anuluar me arsyetimin se Kurti ka takim me ministrin e punëve të jashtme të Italisë që po qëndron në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit