3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ermal Fejzullahu: Dasmat nuk duhet të anulohen, dëmtohet ekonomia e vendit

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ditë më parë në një konferencë për media njoftoi se këtë vit mund të anulohen dasmat dhe ahengjet familjare për shkak të pandemisë Covid-19, gjë që nxiti reagime të shumta.

- Advertisement -

As këngëtarët që janë të përfshirë direkt në këtë temë nuk qëndruan të heshtur, i pari reagim erdhi nga Labinot Tahiri-Labi i cili doli kundër këtij vendimi, madje ai tha se do të organizonte protesta nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Lidhur me këtë në një intervistë për Indeksonline ka folur edhe artisti i mirënjohur, Ermal Fejzullahu i cili deklaroj se anulimi i dasmave do ta dëmtonte edhe ekonominë e vendit.

“Ky është një zinxhir i madh, nuk po flas nga këndi im që dëmtohem unë, ne të gjithë jemi për parandalim të sëmundjeve dhe që t’i respektojmë rregullat e vendosura nga qeveria mirëpo në këtë rast dëmtohet shumë ekonomia e Kosovës dhe ky është një zinxhir i gjerë. Sigurisht që jam pro asaj që të përcaktohet një rregullore e re mirëpo jo të bëhet anulimi i të gjitha dasmave dhe ahengjeve”, tha Ermali.

- Advertisement -

Ermali poashtu ka komentuar deklaratat e kolegut të tij, Labinot Tahiri duke thënë se pajtohet plotësisht me ato që ka thënë ai.

“E kam parë që kolegu im Labinot Tahiri ka reaguar, unë jam plotësisht me mendimin e tij ndoshta nuk pajtona me mënyrën e të shprehurit, të gjuhës që ka përdorur sepse ne nuk duhet t’i drejtohemi publikut tonë me fjalë të tilla as të jemi nivel i ulët, por jam plotësisht me mendimin e tij dhe me ato që ka thënë”, u shpreh Ermali për Indeksonline.

- Advertisement -

Tutje Ermali tha se përderisa vendet fqinj kanë filluar me zbutjen e masave e njëjtë gjë do të mund të bëhet edhe në Kosovës nëse shohim që pandemia ka tejkaluar.

“Duke e marr parasysh që edhe në shtetet e Ballkanit kanë marr një hap para që të mbahen evenimente sivjet si në Shqipëri apo Mal të Zi, përderisa Greqia e ka hapur edhe sezonin veror poashtu, dhe nëse do të ketë fluturime ku marrin pjesë 200 persona atëherë një sallë e dasmave e tubimeve, koncerteve që ka hapësirë më të madhe atëherë pse të mos mbahen, ne duhet të mendojmë për të ardhmen e vendit tonë, nëse shohim që pandemia është tejkaluar duhet të ecim përpara”, përfundoj Ermali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit