Drejtuesi i emisionit ‘Debat Plus’, Ermal Panduri ka publikuar shifra dhe dëshmi rreth intervistës së mbrëmshme me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Panduri ka publikuar disa foto ku tregon se dje në live stream të Facebook’ut, Albin Kurti ka thyer një rekord duke e shikuar mbi 110 mijë persona.
Kurse të gjithë intervistën deri në përfundim të saj e kanë shikuar mbi 1.6 milionë persona, gjë që ajo mund të rritet edhe pas mbarimit të saj.
Më poshtë shikoni statusin e tij në Facebook të bashkangjitur me disa foto.