-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Është mësimdhënës por kjo nuk e pengon që të merret edhe me blegtori

Rekomandime

Fotografi i njohur nga Skenderaj, Sefer Aliqkaj, po vazhdon të promovoj fermerët e komunës së Skenderajt përmes fotografisë.

Ai sot ka vizituar Alban Fazliun nga fshati Vitak, sipas Aliqkaj është shembull se si duhet t’i kthehemi vetëvetës dhe tokës sonë të shenjtë, shkruan RTV Okarina.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë.

“Shembull se si duhet t’i kthehemi vetëvetës dhe tokës sonë të shenjtë

Është mësimdhënës i ri në moshë por me kohë e ka kuptuar që krahas kësaj duhet të punojmë tokën dhe t’i shfrytëzojmë në mënyrën e duhur të mirat e saj.

- Advertisement -

Alban Fazliu nga fashati Vitak i Komunës së Skenderajt, është mësimdhënës në shkollën fillore “Migjeni” në fshatin Kllodernicë, por kjo nuk e pengon që të merret edhe me blegtori, punë kjo të cilën e kryen me shumë dashuri e përkushtim dhe nga kjo krijon të ardhura për familjen.

Albani ka një numër prej dyzet 40 delesh dhe qingja, po ashtu ka edhe pula dhe pemë e serra në oborrin e tij.

- Advertisement -

Unë i realizova disa foto bashkë me mbesën e tij e cila ishte mjaft simpatike.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit