1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Është vlerësuar me 10 pa asnjë gabim të vetëm”, ish-profesori i Albin Kurtit e lavdëron kryeminstrin për kohën kur ishte student

Rekomandime

Agni Dika, ish-profesori i kryeministrit Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht atëherë le ta kthejë diplomën në universitet.

Dika tha se Kurti ka qenë absolutisht njëri ndër studentët më të mirë të cilëve u ka mbajtur mësim.

- Advertisement -

“Meqë gjatë studimeve, z. Albin Kurti i kam dhënë mësim në tre lëndë, shumë mirë më kujtohen provimet e tij me shkrim, të shkruar me stilograf dhe ngjyrë të zezë, si dhe notat maksimale 10 me të cilat janë vlerësuar, pa pasur qoftë edhe një gabim të vetëm”, ka shkruar Dika.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,
Nuk mundem të mos reagoj kur dëgjoi të tillë që e nënçmojnë diplomën e z. Albin Kurti, kur e dijë se ka qenë absolutisht njëri ndër studentëve më të mirë të cilëve u kam mbajtur mësim, gjatë punës time mbi 45 vjeçare në Universitet.

- Advertisement -

z. Albin Kurti është inxhiner i Diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, ku e ka mbrojtur punimin e diplomës në Departamentin e Kompjuterikës, në të cilin niveli i studimeve është i krahasueshëm ma ato të universitete evropiane, gjë që dëshmohet edhe me punësimin e të gjithë të diplomuarve, kryesisht jashtë vendit.

Meqë gjatë studimeve, z. Albin Kurti i kam dhënë mësim në tre lëndë, shumë mirë më kujtohen provimet e tij me shkrim, të shkruar me stilograf dhe ngjyrë të zezë, si dhe notat maksimale 10 me të cilat janë vlerësuar, pa pasur qoftë edhe një gabim të vetëm. Gjithashtu, kam qenë anëtar i komisionit për mbrojtjen e punimit të tij të diplomës, i cili ndërlidhej me një tip të veçantë të memorieve kompjuterike. Materiali i përfshirë në diplomë i ngjante një punimi të vërtetë shkencor.

- Advertisement -

Duke e pasur parasysh përmbajtjen e punimit, përgjigjet në të gjitha pyetjet e shtruara, mbrojtja e diplomës njëzëri është vlerësuar me notën maksimale 10.

Të gjithë atyre që mundohen ta nënçmojnë z. Albin Kurti, për ta krahasuar nivelin e tyre, do të ishte mirë ta ndjekin intervistën e tij në BBC (HARDtalk), duke klikuar në linkun vijues, për të parë se si përgjigjet në pyetjet të cilat kryesisht u përngjajnë atyre të gazetarëve dhe politikanëve serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit