1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eskalon aktori kosovar kundër ambasadorit të Kosovës në Francë: E shan me nënë

Rekomandime

Aktori Agan Asllani, e ka ofenduar ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, duke e quajtur “gjo” e madje edhe e ka sharë. Ky reagim i aktorit ka ardhur pasi ambasadori Gashi ka shpërndarë karikatura të Pejgamberit Muhamed.

Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi, në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Pejgamberit Muhamed (kliko KËTU për ta parë foton).

- Advertisement -

E kjo i ka irrituar shumë qytetarë të besimit islam në Kosovë, ku edhe kanë reaguar në mënyrë shumë të vrazhdë.

Jo vetëm qytetarët e thjeshtë reaguan ndaj Gashit, reagim pati edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, ku u kërkua nga Ministria e Punëve të Jashtme që të distancohen nga ky veprim i ambasadorit të Kosovës në Francë.

Reagim më të ashpër ka bërë aktori i njohur Agan Asllani, i cili është edhe praktikues i madh i fesë islame.

- Advertisement -

Ai e ka sharë në mënyrë indirekte në nënë, ambasadorin Gashi.

“Qëndrim Gashi , ka qëndrim të kundërt me shumicën e vendasve qe ai i përfaqëson , dmth ai nuk ka qëndrim përveç emrit, e per dije mo veç u pa… Pom vjen keq qe duhet me i bo publicitet se sigurisht ka vuajt që nuk ia fut njeri i gjalle, garant as nëna e tij se don…ee nënën..”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

- Advertisement -

Tutje ai e ka ofenduar duke e quajtur Gashin “gjo” dhe i ka treguar atij se nga kush merr pagë.

“Rrogën ta dhojme na oj gjo e gjalle…edhe na ta ndalim! Na Populli…”, ka shkruar Asllani.

Agan Asllani është aktor i cili ka luajtur në serilain “Nazi” në rolin e Shenollit, si dhe vazhdon që të luajë e të jetë pjesë e kastës së aktorëve në serialin “Çka Ka Shpija” që shfaqet në RTK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit