1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Eskalon deputeti malazez: Ta dëbojmë ambasadorin e Kosovës, t’i mbyllim kufijtë me këtë shtet të rrejshëm’

Rekomandime

Ndalimi i Risto Jovanovic në festën e ‘Vidovdanit’ në Kosovë po vazhdon të jetë temë aktuale në Mal të zi. Jovanovic u ndal nga policia e Kosovës pasi kishte penguar ata të kryejnë detyrën, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

E për këtë ka reaguar edhe deputeti malazez, proserb, Vladimir Dobricanin, në një prononcim me ‘’TV Prva’’, madje është treguar tejet i ashpër në deklaratat e fundit.

Ai tha se ultimatumi për lirimin e Jovanovic ka kaluar, dhe se Mali i Zi duhet të përjashtoj ambasadorin e Kosovës në këtë vend, pasi siç tha ai Kosova është një vend ‘’kriminal’’.

“Si anëtar i shumicës qeverisëse në parlament, unë i bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të japin një ultimatum prej 24 orësh, sepse Jovanoviç u ndalua për 48 orë dhe 24 tashmë kanë skaduar. Dhe përjashtoni ambasadorin e rremë të shtet dhe të ndërpresë çdo marrëdhënie me një shtet të tillë kriminal, terrorist “, tha Dobricanin.

- Advertisement -

Policia e Kosovës në njoftimin e lëshuar të hënën, kur u mbajt ky organizim tha se kishte shoqëruar në polici personin i cili dyshohet për nxitjë të përçarjes, dhe mos-durim, derisa ka shtuar se është në fazën e intervistimit, kurse tha se të gjithë veprimet lidhur me të do ndërmerren në konsultim e koordinim me prokurorin e këtij rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit