0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Eskalon djali i Erdogan: Evropa do shuhet, jam ekspert në këtë fushë

Rekomandime

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka habitur me deklaratën e tij duke thënë Evropa do të pushojë së ekzistuari.

- Advertisement -

Këtë deklaratë ai e ka bërë para mbështetësve të AKP-së në pushtet. Gazetari turk Abdullah Bozkurt, ka publikuar dhe videon në rrjetet sociale, ku djali i Rexhep Tajip Erdogan, dëgjohet duke thënë ndër të tjera së në Evropë nuk ka asnjë person që meriton të quhet udhëheqës.

“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit