1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eskalon konflikti kufitar mes Armenisë e Azerbajxhan, 9 ushtarë të vrarë nga të dyja palët

Rekomandime

Forcat ushtarake të Azerbajxhanit dhe Armenisë është përshkallëzuar në jug të Kaukazit që nisën të dielën. Nga Azerbajxhani raportohet për 7 ushtarë të vrarë derisa forcat armene kanë humbur dy ushtarë.

- Advertisement -

Humbjet e fundit e rrisin numrin e ushtarëve të vdekur azerbajxhanas në 11 në dy ditët e fundit, ndërsa në Armeni raportohet për 5 të plagosur me dy të vdekurit e sotëm.

Dy shtetet fqinje në jugun e Kaukazit janë në konflikt që prej luftës së 1994, me raste me ballafaqime të armatosura e me viktima, rreth rajonit të shkëputur të Azerbajxhanit Nagorni-Karabak që e kontrollojnë forcat armene. Përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësimin e zgjidhjes së konfliktit kanë ngecur.

Turqia ka dënuar Armeninë për ballafaqimet e fundit derisa i ofroi mbështetje Azerbajxhanit, me të cilin shtet kanë lidhje të ngushta, e Rusia që ka marrëdhënie të mira me të dyja palët dhe më parë kishte negociuar me ta në kuadrin OSBE’së, kishte shprehur “shqetësim serioz” për shkak të konfliktit.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i lartë i BE’së për Kaukazin jugor, Toivo Klaare, kishte njoftuar për mundësinë e rinisjes së ndërmjetësimit të OSBE’së mes palëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit