2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eskalon situata/ Ushtria ruse po ushtron dhunë tek civilët e ukrainës

Rekomandime

Njerëzit në qytetin ukrainas Kherson janë nënshtruar dhunës nga trupat ruse, tha një banor lokal për CNN të premten.

Personi në fjalë paralajmëroi se situata brenda qytetit po përkeqësohet, shkruan CNN.

- Advertisement -

Nuk mund të dalim jashtë”, tha banori.

“Burrat po kapen dhe po merren”.

Banori ndau me CNN një video të një autokolone me makina civile, të shoqëruar nga disa automjete ushtarake ruse, duke mbërritur në Kherson të mërkurën mbrëma.

- Advertisement -

“Dje 50 autobusë nga Krimea kaluan pranë nesh dhe u vendosën në administratën lokale,” tha banori, megjithëse CNN nuk ka mundur të verifikojë nëse makinat vinin nga Krimea.

Në një deklaratë të lëshuar dje nga Hennadii Lahuta, kreu i Administratës Rajonale Shtetërore Kherson, u tha se forcat ruse kishin “pushtuar plotësisht” ndërtesën e administratës shtetërore rajonale, por theksoi se zyrtarët lokalë nuk kishin hequr dorë nga përgjegjësitë e tyre.

- Advertisement -

Duke folur për CNN të premten, banori vendas tha se TV ukrainas ishte hequr dhe kanalet televizive ruse po transmetoheshin, duke treguar se situata në qytet është e qetë dhe fëmijët shkojnë në shkollë.

Banori vuri në dukje gjithashtu se rrjetet celulare po ndërpriteshin.

Kryetari i bashkisë së Khersonit, Ihor Kolykhaiev, tha të mërkurën se ushtria ukrainase nuk ishte më në qytet dhe se banorët e saj tani duhet të zbatojnë udhëzimet e “njerëzve të armatosur që erdhën në administratën e qytetit” – duke treguar se Khersoni kishte rënë nën kontrollin rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit