1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Eskobar paralajmëron sanksionet e radhës

Rekomandime

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari për Ballkan, Gabriel Eskobar ka deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti primar i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit, por kanë efekt dhe do të ketë edhe të tjera, këtë Eskobar e tha në intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku korrupsionin e vlerësoi si problemin kyç në Ballkan, shkruan “Politika”.

Duke përmendur sanksionet kundër Dodik dhe dy zyrtarëve tjerë ata dhe dy zyrtarëve serb Radoiçi dhe Veselinoviç, u shpreh se nuk do që njerëzit të mendojnë se ShBA angazhohet në regjion vetëm përmes sanksioneve.

- Advertisement -

“Por mund të them se do ketë edhe të tjera, por nuk janë mjeti primar i angazhimit tonë”, tha Eskobar.

Sanksionet nuk drejtohen kundër vendeve, apo popujve por individëve që janë futur thellë në korrupsion.

Ai konsideron se sanksionet janë me rëndësi për stabilizimin e regjionit dhe kanë efekt.

- Advertisement -

“Nuk mund të komentojë të veçantat dhe detajet e angazhimit tonë , por mund të them se sanksionet pamundësojnë njerëz të caktuar të bartin parat, posaçërisht ato prej të cilave kanë përfitim shumë pak njerëz”, tha Eskobar.

Lidhur me mos vendosjen e sanksioneve nga BE, Eskobar tha se Uashingtoni në masën më të madhe ka qëndrim të përbashkët me partnerët tanë evropian dhe BE po bënë bisedime çka mund të ofrojnë për të plotësuar masat e ndërmarra nga ShBA.

- Advertisement -

Politika dhe angazhimi i ShBA-ve në Ballkan lidhet me mbështetjen tradicionale të pajtimit shumetnik dhe integrimit në BE, sipas tij ShBA do angazhohet me gjithë mekanizmin në forcimin e Dejtonit, mbështet vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit dhe bashkëpunimin me partnerët e NATO-së.

“Nëse shikoni shtatë vende që kanë përbërë Jugosllavinë, dy janë në BE, katër janë në NATO. Ndërsa në Ballkan , tri vende janë në NATO e katër tjera kanë përparim solid për hyrje në BE”, tha Eskobar.

Ka një sfidë në këtë rrugëtim, kjo është korrupsioni që ka ndikuar që shumë vende nuk kanë pasur përparim dhe disa vende kanë probleme demografike.

Lidhur me Malin e Zi, Eskobar tha se nuk i takon ShBA-ve të zgjidhin tensionet rreth koalicionit për vendet anëtare të NATO-së, Uashingtoni iu ka bërë të qartë çka pret dhe shpreson se Mali i Zi do mbetet vend i orientuar drejt perëndimit dhe të përparojë në integrimin në BE.

Ai shtoi se Fronti Demokratik në Malin e Zi “ka dhënë shenja të nxitjes së ndarjes, tensioneve etnike, bllokimin e reformave dhe rrugës së integrimit”.

“Po ashtu ata ishin kundër NATO-së dhe nuk kanë ndihmuar me deklarata rreth Kosovës. Kështu që nuk besoi se kanë ndryshuar dhe nuk i konsiderojmë partner përgjegjës”, tha Eskobar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit