1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Estonia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme të Estonisë, Eva-Maria Liimets, ka thënë të martën, se vendi i saj e mbështet nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së të mbajtur të hënën, sipas saj u fol edhe për nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në takim është diskutuar për procesin e zgjerimit të BE-së duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

“Këto vende kanë bërë përpjekje për t’u bërë pjesë e BE-së. Komisioni Evropian po punon për ta bërë të mundur këtë”, ka thënë ajo.

Liimets ka shtuar se pozicioni i Estonisë është se vendet që mbështesin politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së duhet të përfshihen në diskutimet e Bashkimit Evropian në një masë më të madhe.

Në një konferencë për media pas këtij takimi, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se e mbështet po ashtu liberalizimin e vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Komisioni Evropian e ka paraqitur disa herë si çështje dhe ka bërë të ditur se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

“Ne e mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Estonia është pjesë e BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit