2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Eurodeputetët letër Komisionit Evropian: Ngrini negociatat dhe ndërprisni ndihmat për Serbinë

Rekomandime

Nëntë eurodeputetë nga grupi liberal Renew Europe i kanë dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell duke kërkuar një ngrirje të përkohshme të negociatave me Serbinë dhe ndalimin e ndihmës financiare të BE-së derisa vendi të përafrohet me pozicionin e BE-së ndaj Rusisë.

Letra, të cilën e ka parë mediumi “European Western Balkans”, kishte firmën edhe të zëvedëspresidentes së Parlamentit Evropian, Nicola Beer, e cila është edhe anëtare e Partisë së Lirë Demokratike në Gjermani. Ndër të tjerët që nënshkruan letrën ishin Klemen Groselj nga Sllovenia, Ilhan Kyuchyuk nga Bullgaria, Petras Austrevicius nga Lituania, Urmas Paet nga Estonia dhe Bart Groothuis nga Holanda.

- Advertisement -

Në letër, eurodeputetët thonë se Serbia po tregon “një lëvizje të rrezikshme drejt autoritarizmit” që është në kontrast të fortë me aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se kjo është treguar me refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit të saj kundër Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Komisionit që të ftojë edhe një herë autoritetet serbe që t’i bashkohen qëndrimit të përbashkët të BE-së për Rusinë. Nëse Serbia vendos edhe një herë të injorojë këtë thirrje, ne kërkojmë një ngrirje të përkohshme të bisedimeve për anëtarësim në BE me qeverinë serbe dhe mohojmë mbështetjen financiare të BE-së për të derisa ajo të ndërmarrë veprime të besueshme, të prekshme dhe të qarta për të harmonizuar deklaratat, politikat dhe vlerat e saj me Bashkimin Evropian”, thuhet në letër.

Pavarësisht thirrjes për ndërprerjen e ndihmës financiare për Serbinë, eurodeputetët shprehën gjithashtu mbështetje për shoqërinë civile dhe ndërmarrjet e vogla në Serbi.

- Advertisement -

Ata theksuan se Serbia ka çdo të drejtë të ndjekë modelin e presidentit rus Vladimir Putin nëse dëshiron, por duhet të jetë e qartë në synimet e saj dhe të mos pretendojë se ka aspirata serioze për anëtarësim në BE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit