2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Eurodeputetët thirrje BE’së t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës

Rekomandime

Bashkimi Europian duhet të sigurojë që metodologjia e saj e zgjerimit mbështet reformat dhe mbështet që anëtarësimi i plotë të jetë qëllimi përfundimtar i vendeve të pranimit, përfunduan eurodeputetët në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme në rekomandimet e miratuara sot për Ballkanin Perëndimor, thuhet në deklaratë.

Rekomandohet që BE të angazhohet më shumë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe të promovojë bashkëpunimin rajonal, dhe të sigurojë fonde të përshtatshme para pranimit që do të përfi tojnë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Është thënë se në interesin politik, të sigurisë dhe ekonomisë së vetë BE-së, u vendos që të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Eurodeputetët i bënë thirrje BE të lejojë liberalizimin e vizave në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ata gjithashtu i bënë thirrje BE që përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, para hyrjes së tyre në BE, t’iu bashkëngjiten nismave evropiane, sië janë politikat dhe programet sektoriale, përfshirë Konferencën për të ardhmen e Europës.

- Advertisement -

Në deklaratë thuhet se BE duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të përqendrohen në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, zbatimin e gjykimeve, reformimin e gjyqësorit dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE duhet të angazhohet gjithnjë e më shumë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilatera le në rajon, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, thuhet në dokument.

- Advertisement -

Eurodeputetët kundërshtojnë çdo ulje të fondeve para pranimit në BE që mund të ngadalësojnë reformat e kërkuara të nevojshme për t’u anëtarësuar në Union.

BE beson se përparësi duhet t’i jepet projekteve që përfitojnë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe sigurojnë që fondet para pranimit të ndahen në mënyrë transparente, proporcionale dhe jo-diskriminuese, bazuar në treguesit e performancës që matin përparimin e bërë nga vendet në zbatimin e reformës .

“Ky raport është një shenjë e qartë e mbështetjes së Parlamentit Europian për aspiratat dhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtare të BE-së, kur të përmbushen të gjitha kriteret,” tha raportuesi i PE, Tonin Picula.

Sipas tij, politika e zgjerimit është gjithashtu një parakusht për të promovuar praninë e BE-së dhe interesin strategjik në Ballkanin Perëndimor, i cili duhet parë si diçka që është në interesin e përbashkët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit