-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eurodeputeti slloven kritikon Kosovën: Merrni fonde nga BE, por nënshkruani marrëveshje me një shtet tjetër

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një debat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, ku ka folur për zhvillimet e fundit.

- Advertisement -

Groselj Klemen, një nga eurodeputetët e PE-së referuar marrëveshjeve të fundit në Uashington ka thënë se është i befasuar se si dy vende që synojnë të jenë pjesë e BE-së dhe që marrin ndihmë shumë të madhe edhe nga BE nënshkruajnë marrëveshje financiare nga një shtet tjetër, shkruan Kosova ime.

Referuar zotimit për hapje të Ambasadës në Jerusalem, eurodeputeti slloven ka thënë se Kosova me këtë vendim ka ngjallur dyshime për orientimin e saj evropian.

“Jam i befasuar se si dy vende që synojnë të jenë pjesë e BE-së dhe që marrin ndihmë shumë të madhe edhe nga BE nënshkruajnë marrëveshje financiare nga një shtet tjetër. Dy vendet janë pajtuat të hapin ambasadë në Jerusalem.

- Advertisement -

Kjo është e dyshimtë në lidhje me orientimin që kanë marrë. A është Kosova shumë e sinqertë për orientimin evropian dhe në anën tjetër nënshkruan marrëveshje që nuk janë në përputhje me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Në anën tjetër kryeministri Hoti u përgjigj duke thënë se nuk beson që ka ndonjë vend që është më i angazhuar për integrime evropiane.

- Advertisement -

“Sa serioz jemi ne si qeveri për perspektivën evropiane mendoj se nuk mund të gjeni asnjë vend më të angazhuar për integrimin evropian. Integrimi evropian është zgjidhje historike dhe jemi të angazhuar në këtë drejtim.

E konsiderojmë Brukselin si kryeqytetin tonë”, u shpreh Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit