2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Eurodeputetja gjermane nervozohet me Grenellin dhe Pacollin: “Fut” në lojë tani edhe Macronin

Rekomandime

Eurodeputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duket se tani është në hall të madh të ju përgjigjet kritikave të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Pasi Grenell dje i kërkoi Cramon të mos merret me presidentin Donald Trump, por të liberalizon vizat për kosovarët, në këtë mes është futur edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili ka kritikuar Cramon për çështjen e vizave.

- Advertisement -

Pas kësaj, raportuesja për Kosovën ju është përgjigjur Grenellit e Pacollit, duke i thënë se nëse vërtetë dëshirojnë një përgjigje rreth vizave duhet ta pyesin Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ashtu siç ia shpjegova edhe Richard Grenellit varet nga Këshilli i Evropës për të vendosur rreth kësaj çështje. Fatkeqësisht. Por djema nëse dëshironi të luani një rol konstruktiv, merreni në telefon dhe pyeteni Emmanuel Macronin pse ai është kaq jo i gatshëm për liberalizimin e vizave. Do të surprizoheni me përgjigjen e tij”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Gjatë natës së mbrëmshme, Grenell, përmes një tweeti i ka reaguar eurodeputetes gjermane duke i thënë që të shikon punët e saja për t’ia liberalizuar vizat Kosovës dhe mos të merret me presidentin Donald Trump.

- Advertisement -

Kujtojmë se Grenell i kishte shërbyer si Ambasador i SHBA’së në Berlin ku kreu detyrën e tij me sukses dhe shkaktoi shumë “trazira” tek bundestagu gjerman, ku punoi ashtu siç thonë dhe dëshirojnë amerikanët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit