0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Evropa do të furnizohet me 400 milionë doza vaksine anti-COVID

Rekomandime

Kompania farmaceutike “AstraZeneca” ka nënshkruar një kontratë me qeveritë evropiane për të furnizuar rajonin me vaksinën e saj të mundshme kundër koronavirusit, për të ndihmuar në luftimin e pandemisë.

- Advertisement -

Kontrata është për 400 milionë doza të vaksinës, të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit, tha kompania, duke shtuar se po kërkonte të zgjeronte prodhimin e vaksinës, për të cilën tha se nuk do të sigurojë përfitime gjatë pandemisë. Vaksina është ende në prova klinike. Nëse rezultatet e provës bindin rregullatorët vaksina është e sigurt dhe efektive, dërgesat pritet të fillojnë deri në fund të vitit 2020.

Marrëveshja është kontrata e parë e nënshkruar nga Aleanca përfshirëse e vaksinave në Evropë (IVA), një grup i formuar nga Franca, Gjermania, Italia dhe Hollanda për të siguruar doza vaksinimi për të gjitha vendet anëtare sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Kjo do të sigurojë që qindra miliona njerëz në Evropë do të kenë qasje në këtë vaksinë, natyrisht nëse funksionon dhe ne do ta dimë se deri në fund të verës,” u tha gazetarëve shefi ekzekutiv i kompanisë, Pascal Soriot. Ai tha se ka “shpresë të mirë” se do të funksionojë, bazuar në të dhënat fillestare.

- Advertisement -

Aleanca “do të punojë së bashku me Komisionin Evropian dhe vendet e tjera në Evropë për të siguruar që të gjithë në Evropë janë furnizuar me vaksinë,” tha ai.

Vaksinat janë për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Të katër vendet që ranë dakord marrëveshjen do të paguajnë shumën totale, e cila nuk është zbuluar, dhe skema lejon që vendet e tjera të bashkohen me të në të njëjtat kushte, tha një burim nga ministria italiane e shëndetësisë, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Kina, Brazili, Japonia dhe Rusia gjithashtu kanë shprehur interes, tha ai.

Agjensia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor Britanik (MHRA) ka aprovuar fillimin e provave të Fazës III të vaksinës pasi studimet treguan efikasitet dhe siguri të mjaftueshme, tha Soriot.

Në një takim të Ministrave të Shëndetit të BE të Premten, IVA pranoi të bashkojë aktivitetet e saj me ato të Komisionit të BE-së, tha Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë.

Marrëveshja është më e fundit nga AstraZeneca që premton të furnizojë vaksinën e saj për qeveritë që janë grumbulluar për të rënë dakord për blerjet paraprake të trajtimeve premtuese të imunizimit të koronavirusit.

Ajo ka rënë dakord të bëjë marrëveshje prodhuese në nivel global për të përmbushur objektivin e saj për prodhimin e 2 miliardë dozave të vaksinës, përfshirë edhe me dy sipërmarrje të mbështetur nga Bill Gates dhe një marrëveshje prej 1.2 miliardë dollarë me qeverinë e SHBA./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit