Ëndrra evropiane për Kosovën mbetet vetëm ëndërr.
Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti edhe me mungesa të Rrahmanit, Kryeziut, Muriqit e Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.
Kjo ndeshje do të kishte marrë kaheje tjetër nëse ‘Dardanët’ do të ishin treguar më të saktë.
Rast të mrekullueshëm kishte qendërmbrojtësi, Fidan Aliti, në minutën e 94’.
Pas një goditje të fortë nga ana e Edon Zhegrovës nga distanca, portieri e devijoi topin dhe aty u gjend Aliti por besoni apo jo, nga pak metra distancë, ai nuk arriti ta dërgojë atë në rrjetë, që do të ishte gol i barazimit, ndoshta edhe evropianit,