2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fahri Musliu: Edhe Komuna e Prizrenit e injoron Bekim Fehmiun!

Rekomandime

Publicisti dhe veterani i gazetarisë kosovare, Fahri Musliu ka reaguar ndaj injorimit që komuna e Prizrenit i ka bërë Bekim Fehmiut.

- Advertisement -

“A mund qytetarët e Prizrenit të pajtohen dhe të përkrahin vendime të tilla të institucioneve lokale me të cilat injorohet një figurë e kalibrit botëror, çfarë ka qenë Bekimi. A po rrëshqet kultura e Prizrenit në dekadencë totale, kur për atë vendosin njerëz jo kompetent të cilët pak kush ose askush nuk i njeh në qytet? A duhet të pajtohen me këtë vendim organizatat që merren me kulturë, në veçanti Teatri Profesional i Prizrenit që e mbanë emrin e Bekim Fehmiut?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të ndëruar miq, qytetarë të Kosovës dhe veçmas të Prizrenit,
për fat të keq më duhet ta ndaj edhe një zhgënjim e dëshpërim të rradhës me Ju, dashamirë të kulturës e filmit, e veçmas simpatizantë të aktorit më të madh shqiptarë të filmit, me famë botërore, Bekim Fehmiut.
Këto ditë, me shumë vonesë u njoftova se Komisioni për vlerësimin e aplikimeve për subvencione nga ana e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit pranë komunës së Prizrenit, më 8 Qershor, e paska refuzuar projektin tonë për subvencionimin e filmit dokumentar të metrazhit të gjatë, kushtuar jetës dhe veprës së aktorit, Bekim Fehmiu.

- Advertisement -

Kjo ndodhi edhe përkundër premtimeve të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtorit të deritashëm, Ehat Oreshka se filmi do të mbështetet me shumën më të madhe të mundshme. Habia është edhe më e madhe kur pikërisht në bisedë me kryetarin Haskuka, në fillim të shkurtit të këtij viti, jemi dakorduar për disa aktivitete për shënimin e 10 vjetorit të vdekjes së aktorit, por ai dakordim paska qenë joserioz, sepse të gjitha propozimet e mia e që, në parim, i miratoi kryetari kanë rënë në ujë.

Përpos premtimit se komuna do ta përkrah realizimin e filmit (por duhet të konkurojë në thirrjen për subvencione që do ta shpallë DKRS, që e bëra më 4.03.2020), kryetari Haskuka premtoi edhe mbështetjen e manifestimit treditësh në Prizren, me karakter ndërkombëtarë, me moton “Bekimi është gjallë”; shpalljen e Bekimit “Nderi i qytetit”; emërtimin e një rruge me emrin e tij; vendosjen e një pllake në murin e shtëpisë ku ka banuar familja e Bekimit (1941-50); mundësinë e shndërrimit në muze të Bekimit, të po kësaj shtëpie; përkthimin në anglisht dhe turqisht të vëllimit të parë të librit autobiografik “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që është odë për Prizrenin dhe do të shërbente edhe si ciceron për turistët e huaj; riparimin e automakinës së Bekimit nga vitit 1968, për ekspozim diku në qendër të qytetit.

- Advertisement -

Komunës së Prizrenit në fund të vitit 2018, i kam kërkuar që hapësirën e lokalit të ish “Mega sportit”, në afërsi të Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ta jap në shfrytëzim për ekspozitë të përhershme, si “Art galeri”, të posterëve e fotografive nga filmat ku luan Bekimi, ekspozimin e filmave në DëD format dhe shfaqjen e tyre, të librave të Bekimit dhe për Bekimin, të pikturave kushtuar aktorit, të gjësendeve nga jeta e tij.

Gjithashtu lokali do të shfrytëzohej për tryeza të rrumbullakëta dhe biseda mbi jetën dhe veprën e Bekimin dhe nga fushat e ndryshme të kulturës…Lokali në fjalë edhe pse mu premtua, gjatë bisedës me kryetarin Haskuka, kuptova se i njejti do të shndërrohet në hapësirë trajnimi të personave që merren me zejen e argjentarisë/ filigranit, dhe më tha se do të caktojmë lokacion tjetër. I thash se për këtë trajnim mund të gjendet hapësirë tjetër në qytet kurse për Art galeri , ky është vend më i përshtatshëm dhe e afirmon turizmin kulturor meqë do të ketë shumë vizitorë. Bekimi është brend i Kosovës, e veçmas i Prizrenit ku e ka kaluar rininë, i ka filluar hapat e parë të aktrimit, e ka dashur tej mase Prizrenin, për të cilin ka shkruar librin si askush deri më tash, dhe me hirin e trupit të tij i është kthyer ujit, tokës e qiellit të qytetit.

Prandaj, institucionet e Prizrenit dhe qytetarët e tij ia kanë borxh Bekimit ta nderojnë, respektojnë, kultivojnë e afirmojnë personalitetin dhe veprën e tij, si shqiptar nga Prizreni e Kosova, i cili emrin e shqiptarit e të Kosovës e ka shkruar me shkronja të arta në majat e kinematografisë botërore, që deri sot nuk i ka arritur askush. E me këtë e afirmojnë edhe kulturën dhe qytetarinë e Prizrenit.
Prandaj, shtrohet pyetja se ata që kanë vendosur për refuzimin e filmit kushtuar Bekimit (anëtarët e Komisionit: Fjolla Berisha, Ejup Ibrahimi, Nedih Limani, Bajram Duja, Cengiz Curceali, Xhevdet Dervishi) duhet ti japin sçarim opinionit se në bazë të cilave kritere e kanë marrë një vendim të tillë skandaloz? Dhe është për keqardhje se pushteti i drejtuar nga “Vetëvendosja”, thuaja se po sillet njëjtë si ish pushteti i PDK.
A mund qytetarët e Prizrenit të pajtohen dhe të përkrahin vendime të tilla të institucioneve lokale me të cilat injorohet një figurë e kalibrit botëror, çfarë ka qenë Bekimi.

A po rrëshqet kultura e Prizrenit në dekadencë totale, kur për atë vendosin njerëz jo kompetent të cilët pak kush ose askush nuk i njeh në qytet? A duhet të pajtohen me këtë vendim organizatat që merren me kulturë, në veçanti Teatri Profesional i Prizrenit që e mbanë emrin e Bekim Fehmiut?
Vitin a kaluar projektin në fjalë e refuzoi edhe Komisioni i Qendrës Kinematografike të Kosovës, e themeluar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, duke subvencionuar katër filma të huaj, (projektin e kanë mbështetur Qendar E Kinematografisë Kombëtare në Tiranë, Komuna e Prishtinës, Fondacioni për Shoqëri të Hapur). A do të thotë kjo se institucionet shtetërore qendrore e lokale po e injorojnë Bekimin, apo autorët e projekteve?

Si mund të kërkohet ndihmë nga institucione tjera jashtë Kosovës, kur ato vendore sillet në këtë mënyrë injoruese?
Të dashur miq dhe qytetarë të Kosovës e veçmas të Prizrenit, edhe pëkundër vendimeve të tilla ne ekipi i filmit nuk jemi thyer moralisht por do ta vazhdojmë ta realizojmë këtë dokumentar me të cilin do të mburrën ata që e kanë njohur Bekimin, por edhe gjeneretat e reja të cilat as nuk e dinë se kush është Bekimi meqë institucionet e kulturës nuk kanë bërë asgjë që figura dhe vepra e tij të kultivohet e afirmohet dhe të shërbej si shembull për gjeneretat e reja se si me punë, përkushtim, angazhim, përgjegjësi, moral dhe dinjitet njerëzor, profesional e kombëtar mund të arrihen rezultate edhe në konkurencat më të fuqishme, dhe të arrihen majat botërore të profesionit.

Ju faleminderit për mirëkuptim, Fahri Musliu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit