1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fallxhorja me famë parashikon fatin e PD-së, kush bëhet kryetar

Rekomandime

Fallxhoret që lexojnë letra, filxhan apo edhe shkrijnë plumçe e shumë gjëra të tjera së fundi janë shtuar shumë, por rrallë janë parë që të komentojnë mbi politikën. Fiks Fare dërgoi një bashkëpunëtore tek një zonjë që lexonte letrat Tarot. Motivi për të cilin po interesohej për të parë letrat ishte i vëllai që aderonte tek Partia Demokratike. Bashkëpunëtorja donte të dinte se krahun e kujt duhet të mbante i vëllai i saj brenda PD-së. Pra të Bashës apo Berishës për të patur vazhdimësi edhe i vëllai, pse jo të merrte edhe ndonjë post brenda partisë.

- Advertisement -

Fallxhore Leta me anë të letrave nxorri fitues Lulzim Bashën dhe jo Sali Berishën. Sipas saj Berisha ishte i bllokuar nga të gjitha anët dhe sado militantë të mbledhi pas vetes është i humbur, pasi të gjitha shtetet e kanë bllokuar pas shpalljes ‘non grata’ që i bëri Amerika. Kurse për kryetarin aktual Basha fallxhorja parashikoi se këtë vit ai do dilte fitues përsa i përket drejtimit të partisë. Ndonëse edhe Basha ishte shumë i bllokuar, por do ia dalë mbanë të mbajë kreun e Partisë Demokratike.

Përsa i përket vitit të ardhshëm në këtë parti do të kemi ende ndryshime sipas letrave të fallxhores, pasi drejtues të saj nuk do jenë as Berisha dhe as Basha. S’e kush do e drejtojë Partinë Demokratike në 2022 mbetet për t’u parë sërish në letrat Tarot!

Fallxhorja shikon letrat Tarot për zhvillimet brenda PD-së

- Advertisement -

Fallxhorja –M’i thuaj një çikë gërmat e vëllait, sa gërma ka 12345?

Fiksi –6

- Advertisement -

Fallxhorja – 6.

Fiksi – Vëllai do të dijë a do fitojë Berisha apo jo?

Fallxhorja – Jo.

Fiksi –Nuk fiton Berisha.

Fallxhorja – Vazhdon në këtë rrugë te PD-ja. I është premtuar çështje pune, çështje vazhdimësije, çështje që i plotësohet dëshira jo, nuk i plotësohet sepse rruga këtu i del e mbyllur

Fiksi – Është mbyll rruga që mund ta marri

Fallxhorja –Do ta shikoj një çikë atë pjesën e atij Sali Berishës. S A L I i është bërë fjalë premtuese po 9 e ka të mbyllur, 9 nuk ka qeverisje Sali Berisha. Sali Berisha pavarësisht se lufton shkon në … po që dokumentin e ka dhe për këtë vit e ka problematik, sepse ky thotë e kam në dorë thotë do gëzohem, por nuk gëzohet Sali Berisha për këtë dokument, sepse i del këtu në krye dhe humbja e këtit është këtu. Me një fjalë nuk e merr Sali Berisha

Fiksi –Kot mos të lodhet vëllai

Fallxhorja – Këtë 3 mujor mos të lodhet kot, për mua ta kthej atë 50% aty në PD ku është

Fiksi – Po po domethënë do e mbajë Luli

Fallxhorja – Ta kthejë aty atë 50% se aty është shumë ok. 50% e Berishës jo nuk e ka.

Fiksi – Po shikoje njëherë për Lulin a do e mbajë Luli apo jo?

Fallxhorja – Me pikëpyetje është dhe ky një çikë

Fiksi – Po përse kush do e marri?

Fallxhorja –Si e ka ky Luli ? (hap letrat për Lulin)

Fiksi – Lulzim

Fallxhorja – E ka Lulzim, L U L Z I M ,shikoje si është Lulzimi, i është i goditur nga të gjitha anët.

Fiksi – Ëhë

Fallxhorja – Për momentin tani se e ka Berisha këtë 50%. Tani të gjithë këta janë të goditur presin çfarë do bëhet. Ja dokumenti i Lulzim Bashës, ja dhe rruga e Lulzim Bashës.

Fiksi –Që e fiton Luli?

Fallxhorja – Se deri tani këta luftojnë. Se Luli nuk është i bllokuar tani për momentin ëëëëëë me një fjalë Luli e ka rrugën e hapur. Berisha jo pavarësisht se kanë bombat për këto 3 muaj Lulzimi po del me fitore. Të futesh thellë thelël dhe në psikologji Sali Berishës ja kanë mbyllur rrugën në psikologji. Ja kan mbyllur rrugën të gjithë shtetet, të gjithë gjërat të gjithë, pastaj kupola më e madhe është sepse Sali Berishën e ka bombarduar Amerika

Fiksi – Berishën?

Fallxhorja –Ai sa do që të fitojë sa do njerëz që të mbledhi, është një kartë e djegur. Brënda vitit mund të mos jetë edhe Luli.

Fiksi – Ouuu?

Fallxhorja –Kështu që janë gjëra të tjera, humb, bëhet një rrotulim prandaj të jetë një çikë larg kësaj pune . Ok zemra ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit