4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Familja Abazi që humbi dy djem në Durrës, ka edhe një histori tjetër tragjike

Rekomandime

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë.

- Advertisement -

Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq dhe mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës ku po qëndronin pas tërmetit të tmerrshëm i cili e goditi mbrëmë Shqipërinë duke e gjetur kështu vdekjen.

Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Asaj vite më parë iu shua edhe një djalë. Express iu sjellë rrëfimin e dhimbshëm nga Livoçi i Gjilanit.

Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar po merreshin një kohë të gjatë.

- Advertisement -

Por e hëna doli të jetë fatale për këta dy vëllezër. Ata njëjtë sikur mijëra shqiptarë të tjerë u goditën mbrëmë rreth orës 04:00 pas mesnate nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të rihterit duke mbetur kështu nën gërmadhat e hotelit ku po qëndronin.

Për fatin e tyre nuk u ditë asgjë për më shumë se 15 orë. I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeçar. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini 32-vjeçar.

- Advertisement -

Gazeta Express, sot ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy vëllezërve në fshatin Livoç të Gjilanit. Ata janë të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë.

“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjeshtë nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllëzërve tashmë të ndjer.

Ata tregojnë se Shemsedini e Isai, kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër tjetri dy.

Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale.

Por kjo familje para shtatë viteve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therë me thikë në një pishinë ku nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.

Por çka dihet deri më tani për tërmetin vdekjeprurës që e goditi mbrëmë Shqipërinë

Deri më tani të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.

Sipas emergjencave civile, si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 20 persona nga shembja e pallateve, ndër ta edhe dy të mitura. Po ashtu, bëhet e ditur se rreth 40 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Ndërkohë, ekipe të shpëtimit nga të gjitha vendet e rajonit janë nisur për në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë vendit.

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës u janë bashkuar autoriteteve në Shqipëri në operacionet e kërkim shpëtimit.

Gjithashtu, misionet e huaja të emergjencave civile nga Gjermania, Italia, Franca, Zvicra dhe Greqia kanë filluar të arrijnë në Shqipëri për të ofruar ndihmën e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit