3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Familja Çetta kundër vendosjes së shtatores në oborrin e Katedrales: Veprimtaria e tij ishte me një kuptim mbipartiak e mbifetar

Rekomandime

Familjarët e Anton Çettës kanë reaguar rreth vendimit të vendosjes së shtatores së tij në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

- Advertisement -

Në një postim nga e bija e Anton Çettës, Agata Çetta thuhet se ata nuk janë në pajtim që kjo shtatore të vendoset në oborrin e katedrales në Prishtinë sepse kjo bie ndesh me me parimet dhe qëllimet Anton Çettës.

Tutje në postimin e Agata Çetta kërkohet mirëkuptim për vendosjen e shtatores në oborrin e Fakultetit Filologjik.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë:

- Advertisement -

Deklaratë nga familja e prof. Anton Çettës rreth vendimit për vendosjen e shtatores së prof. Anton Çettës, në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, Prishtinë

Familja e prof. Anton Çettës, deklaron që nuk është në pajtueshmëri me vendimin që është marrë nga Ipeshkëvia e Kosovës, që me datën 15 janar 2021, shtatorja e prof. Anton Çettës të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

- Advertisement -

Ky veprim nuk qëndron në përpuethshmëri me misionin e prof. Çettës.

Siç dihet, veprimtaria e tij ka qenë në sferën e shkencës, arsimit dhe politikës kombëtare në një kuptim mbipartiak e mbifetar. Kujtesa për këtë veprimtari duhet të ruhet në hapësirat publike që i përgjigjen më mirë misionit të tij të madh kombëtar dhe duhet të ruhet si e tillë edhe për brezat që vijnë pas.

Më poshtë mund të gjeni shkresën e dërguar në formë zyrtare, më datë 24.12.2020, nga familja e prof. Anton Çettës drejtuar Imzot Dodë Gjergjit – Ipeshkëv i Kosovës.

I nderuar Imzot Dodë Gjergji,

Në cilësinë e familjes Çetta, ju dërgojmë këtë letër përmes së cilës deklarohemi rreth vendosjes së shtatores së babait pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ne vlerësojmë nismën Tuaj për të respektuar figurën multidimensionale të babait tonë. Por duke njohur mirë shpirtin e tij, dhe duke qenë të vetëdijshme për jetën dhe veprën e tij, vazhdojmë të besojmë fort se, misioni i tij fisnik u realizua duke u bazuar në vlerat e pajtimit, paqes, tolerancës fetare e mbi të gjitha mbi dashurinë e madhe ndaj popullit të vet shqiptar.

Ne vlerësojmë se figura e babait duhet të jetë model që transmeton tek gjeneratat e reja vlerat duke tejkaluar të gjitha dallimet e një shoqërie multireligjioze ku ndodhemi ne, model i paanësisë dhe dinjitetit.

Vendosja e shtatores brenda mureve të oborrit të Katedrales, do të binte ndesh me parimet dhe qëllimet e tij, prandaj ne si familje nuk e miratojmë një vendim të tillë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen Tuaj dhe mirëkuptimin e vendosjes së shtatores përballë Fakultetit Filologjik aty ku e ka miratuar Kuvendi Komunal.

Me respekt,

vajzat e Anton Çettës,

Donika Çetta Junçaj dhe Agata Çetta

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit