1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Familja e Ibrahim Rugovës mbështet për deputet njeriun që punoi në kampin e Bidenit gjatë fushatës në Amerikë

Rekomandime

Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi ka vizituar rezidencën e familjes Rugova.

- Advertisement -

Bislimi ka thënë se është i nderuar me përkrahjen e familjes së presidentit Rugova në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Ndihem jashtëzakonisht i nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova për udhëtimin tim politik në shërbim të interesit nacional të Republikës sonë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Bislimi pas një takimi me anëtarë të familjes Rugova.

Kandidati për deputet të LDK-së ka thënë se rezidenca e presidentit Rugova është shtëpia ku një ëndërr e madhe e kombit tonë zuri fill për t’u bërë realitet.

- Advertisement -

“Këtu u vendosën themelet e Republikës sonë në miqësi të përhershme me ShBA-së. Këtu gjetën konakun e bujarisë dhe fisnikërisë sonë shqiptare shumë personalitete amerikane e botërore të cilët u angazhuan pa rezervë për kauzën tonë të drejtë për liri, pavarësi e demokraci”, ka thënë Bislimi.

Ai ishte pjesë e stafit të Bidenit gjatë fushatës së tij të fundit për president të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit