0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Familja e ish-veprimtarit të LDK-së: Nuk kemi dilema, Hashim Thaçi dhe ShIK-u e vranë Haki Imerin

Rekomandime

Kastriot Imeri, familjar i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka hedhur sërish akuza ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, që udhëhiqej nga Kadri Veseli, se këta kanë kryer vrasjen e Hakiut.

- Advertisement -

“Sot bëhen 20 vite nga vrasja e parë politike në Kosovën e pas luftës! Kidnapohet me nje veture te zeze ne fshatin Buroje qe ishte ne pronesi te nje organizate kriminale . Haki Imeri, kryetar i LDK-së në bashkësinë e Turiçevcit dhe anëtar i kryesisë së degës së kësaj partie në Skenderaj ekzekutohet po te njejten dite ne fshatin Aqareve. Motivi i vrasjes është politik, urdhërdhënësit jane tashme te njohur , ndërsa vrasësit janë anëtarë të Skuadrës Vrasëse të SHIK-ut. Organizimi i kësaj vrasje politike ndërlidhet në mënyrë direkte me kreun e PDK-së dhe të tjerëve pranë tij, këtu nuk kemi dyshime as dilema”, ka shkruar Kastriot Imeri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit