6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Familja e kap hajnin në flagrancë, përIeshen dhe e mbajnë në shtëpi derisa arrin Policia

Rekomandime

Rastet e vjedhjeve nëpër shtëpitë private e biznese në Kosovë janë shndërruar në dukuri shqetësuese. Zakonisht personat e dyshuar arrijnë të ikin nga vendi i ngjarjes, për t’u kapur më vonë nga Policia, por ka edhe herë kur ata kapen në flagrancë nga pronarët e shtëpive.

- Advertisement -

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dashevc të Skenderajt, ku një person dyshohet se kishte hyrë të kryejë grabitje në një shtëpi private.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte hyrë brenda shtëpisë i maskuar dhe i armatosur dhe kishte arritur që të marrë një çantë brenda së cilës kishte para të gatshme dhe dokumente personale.

Por i gjithë ‘aksioni’ atij nuk i shkoi vaj, pasi që u hetua dhe u kap në flagrancë nga anëtarët e familjes. Në ato momente ai ka tentuar që të ikë, por i njëjti është kapur nga familjarët dhe gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë, mirëpo nuk është lënduar askush.

- Advertisement -

Familjarët të vendosur që mos ta lënë të dyshuarin të largohet nga shtëpia, e kanë mbajtur atë të lokalizuar deri në momentin që ka intervenuar Policia.

Njësia policore që doli në vendin e ngjarjes, ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë që anëtari i familjes ka pranuar tretman mjekësor për shkak se ka pësuar lëndime gjatë përleshjes.

- Advertisement -

I dyshuari është një 23-vjeçar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit