1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Familja Janjeva brenda pak kohësh humbi dy djemtë e saj, vëllai i pronarit të ‘Selo Tours’ vdiq para një muaji

Rekomandime

Brenda një kohë shumë të shkurtër, familja Janjeva humbi dy djemtë e saj, Samirin dhe Selatinin.

- Advertisement -

Samir Janjeva, vëllai i Selatinit, vdiq pak kohë më parë nga një sëmundje e rëndë e cila po i shkaktonte vuajtje vitet e fundit.

Ende pa u bërë një muaj që nga vdekja e vëllait të tij, edhe Selatin Janjeva, pronar i kompanisë ‘Selo Tours’, u vra mbrëmë në Novi Pazar pas një përleshjeje me armë zjarri.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen, derisa mediet në Serbi kanë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat shfaqin komplet ngjarjen.

- Advertisement -

Në rrethana të paqarta, ka mbetur i plagosur edhe baxhanaku i Selatin Janjeves.

Mediet serbe raportojnë se mes Janjevës dhe baxhanakut të tij kishte mosmarrëveshje tash e një kohë të gjatë.

- Advertisement -

Po ashtu në mediet serbe thuhet se Janjeva kishte sot një proces gjyqësor me bashkëshorten e tij dhe i gjithë rasti ndodhi teksa ai ishte ulur para një prej lokaleve në lagjen Jalija në Novi Pazar të Serbisë – transmeton Reporteri.net.

Sipas dëshmitarëve që gjendeshin në vendin e ngjarjes, me veturë erdhën dy persona, Zh.P dhe E.Sh, dhe mes tyre pati një konflikt ku u përdorën edhe armë zjarri.

Gjithçka përfundoi kur i dyshuari E.SH i cili ishte në vendin e shoferit nxori armën dhe vrau pronarin e kompanisë turistike.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes thonë se u dëgjuan disa të shtëna nga armët e zjarrit dhe se gjithçka dukej si në filmat aksion.

Trupi i Selatin Janjevës, është sjellur sot në Kosovë dhe do të varroset sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit