8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Familjarët e 70 vjeçares që humbi jetën sot, kërkojnë analiza sërish: Dyshojnë se ajo nuk vdiq nga coronavirus

Rekomandime

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha dhe infektologu Sali Ahmeti, kanë folur për dy personat që vdiqën sot si pasojë e koronavirusit, duke rritur në tre numrin e përgjithshëm.

Sipas tyre, në Klinikë bënë të pamundurën, por një burrë 59-vjeçar nga Prishtina dhe një grua 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit, nuk arritën të përballojnë pasojat e pandemisë.

- Advertisement -

Sipas drejtoreshës Ajazaj-Berisha, familja e 70-vjeçares ka kërkuar që t’i bëhet sërish testi, pasi dyshojnë se nuk ka qenë e prekur me koronavirus.

Drejtoresha e Infektivës nuk e ka pohuar e as mohuar se do t’i bëhet një test i tillë, derisa ka shtuar se që nga dita kur është pranuar në Klinikë Infektive gjendja e saj nuk ka qenë e mirë. Po ashtu ka thënë se ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

Ata kanë konfirmuar po ashtu se pesë persona janë në gjendje të rëndë, derisa dy të tjerë pritet të lirohen sot, kurse brenda javës edhe 10.

- Advertisement -

Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se gjendja e foshnjës 5-muajshe nga Topanica e Kamenicës, e infektuar me Covid-19, është stabile.

Ndryshe, Kosova sot regjistroi edhe dy vdekje nga coronavirus, duke cuar numrin në 3. Që të dy kishin sëmundje të tjera. Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur në 145, nga ta 23 persona janë shëruar. Ekspertët po njoftojnë se java që kemi hyrë është vendimtare për COVID 19, andaj kanë bërë thirrje që të respektohen masat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit