1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Familjari i të pagjeturve i drejtohet Kurtit: Pyeti Vuçiçin e Daçiqin për bacën Ukë, ta dimë ku e çoi

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave sot në vizitën që ka pasur në Krushë të Madhe në përkujtim të masakrës së forcave serbe të ndodhur aty.

Një familjar i të pagjeturve e pyeti Kurtin se a do të jetë prioritet në Qeverinë “Kurti II” çështja e të pagjeturve në dialog me Serbinë.

- Advertisement -

“Vuçiçit e Daqiqit t’thoni me qetë datë është marrë Ukshin Hoti, kur nuk është kanë mas.akëra e Krushës, duhet të japësh përgjegjësi para botës ku e ke qu, çka bane me ta. Nëse merrni në dialog kërkojani emrin e bacit Ukë , ta dim se ku e qoj serbi”, tha familjari.

Kurti aty është pyetur edhe për çështjen e presidentit, teksa ka thënë se zgjedhja e tij do të përfundojë së shpejti.

“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konstituimit të institucioneve në legjislaturën e tetë, por sot jemi duke bërë homazhe në Krushë të Madhe për dëshmorët dhe martirët e luftës”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, teksa ka thënë se prioritare në këtë proces është çështja e të pagjeturve dhe krimeve që janë kryer ndaj popullit shqiptar.

“Në raportin tonë me Serbinë e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve, sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë këto kr.ime makabre që janë kryer mbi popullin tonë. Nuk duhet as ta lexojmë historinë, sepse këto krime kanë ndodhur në jetën tonë. Nuk do të jetë dialog ku dëgjojmë kërkesa të vjetra të Serbisë, por dialog ku ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit