1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Familjari i zyrtarit të PDK’së pas varrimit: Nuk i patëm hak askujt

Rekomandime

Familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit zyrtarit të PDK’së, Astrit Ademajt, i cili u v.ra mbrëmjen e së mërkurës në Pejë. I vr.arë atë natë ka mbetur edhe zyrtari tjetër i PDK’së, Blerand Kadriaj.

- Advertisement -

Pas ceremonisë së varrimit, ka folur për media djali i axhës së Astritit, Feim Ademaj, i cili tha se sot e varrosën anëtarin më të mirë të familjes.

“Të gjithë jemi të trishtuar, të mllefosur, të mërzitur tej mase. E varrosëm sot anëtarin më të mirë të familjes, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Kjo është ajo çfarë mund të themi për momentin.

Ademaj ka thënë se luten që ky të jetë rasti i fundit i kësaj natyre, derisa ka thënë se me rastin do të merret drejtësia.

- Advertisement -

“Drejtësia derisa të merret me ndriçimin e rastit për momentin nuk kemi çfarë të themi si familje. Apeli jonë është që lutemi që ky rast të jetë i fundit i kësaj natyre, i vr.asjes së kësaj natyre. Faktikisht nuk kemi pasur nevojë të shkojmë deri tek kjo punë. Nuk i kemi pasur hile as hak askujt. Ne jemi vr.arë në shtëpinë tonë. Nuk e di se qysh do i vjen fundi kësaj pune, por lutemi që të jetë rasti i fundit të kësaj natyre. Të vëlla-vr.asjes mes vete”, ka shtuar ai.

Në ceremoni të varrimit ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Adem Grabovci, Blerta Deliu-Kodra dhe struktura të tjera të kësaj partie.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit