Disa familje amerikane në një lagje në shtetin e Kansas-it në ShBA, kanë vendosur flamujt e Kosovës para shtëpive të tyre për të festuar Ditën e Pavarësisë si shenjë solidarizimi me fqinjët e tyre nga Kosova.
Një qytetar amerikan ka shpërndarë një fotografi ku ka treguar se fqinjët e tij nga Kosova për çdo 4 korrik kur shënohet Dita e Pavarësisë së ShBA-së vendosin flamujt amerikanë para shtëpive të tyre, për këtë arsye disa familje amerikane poashtu kanë vendosur që t’i valvitin flamujt e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e lagjes sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe do të mbajmë flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot”, ka shkruar ai.